Champions: Sonte “Stamford Bridge” dhe “Diego Armando Maradona” në qendër të vëmendjes

Sonte në mbrëmje në program janë ndeshjet e kthyese të çerekfinales së Ligës së Kampionëve europian në futboll. Në stadiumin “Stamford Bridge” në Londër zhvillohet ndeshja e kthimit mes Chelsea dhe Real Madridit.

Duke pasur para sysh se ndeshja e parë në “Santiago Bernabeu” takimi përfundoi në favorë të madrilienëve 2-0, atëherë duhet priturë sfidë tepër interesante kur dihet edhe me çfarë lojtarësh cilësor posedon skuadra vendase.

Drejtësia në mes Chelsea dhe Real Madrid i është besuar arbitrit Italian Daniele Orsato

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Një situatë e ngjajshme do të jetë edhe në stadiumin “Diego Armando Maradona” ku do të luhet një nga ndeshjet më të zjarrta në këtë fazë të kompeticionit. Napoli dhe Milan do të diskutojnë mes tyre dhe llogaritë e kualifikimit në gjysmëfinale.

Kuqezinjtë e Stefano Piolit kanë avantazhin 1-0 nga takimi i parë, ndërsa napolitanët me Victor Osimhen nga minuta e parë kërkojnë përmbysjen. Napoli apo Milan do të kalojë në gjysmëfinale? Italia do të mbajë frymën. Drejtësinë në Napoli do ta ndanë polaku Szymon Marciniak.

18.04. 21:00

Chelsea – Real Madrid (0-2)
Napoli – AC Milan (0-1)

Më 19.04,2023 në ora 21;00
Bayern – Manchester City (0-3)
Inter – Benfica (2-0)

Shaban Sinani /KlanMacedonia/

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share