Sonte në program janë ndeshjet e raundit të katërt të fazës së grupeve E,F,G dhe H, në Ligën e Kampionëve Evropian.
Vëmendja kryesore do të jetë në stadiumin “San Siro”, të Milanos aty ku do të ndajnë mejdanin AC Milan dhe Çellsi . Ndeshja e para një javë në “Stamford Bridge”mes këtyre dy gjignatëve të futbollit përfundoi me fitoren e thellë 3-0 pë skuadrën angleze. Një ndeshje tjetër e këtij grupi që ka rëndësi për renditjen përfundimtare në grupin E, do të zhvillohet në Maksimir ndërmjet Dinamos Zakreb dhe Sallzburgut. Situata aktuale në renditjen e tabelës në Grupin E, është sa vijonë. Salzburg me 1 fitore dhe 2 barazime kryeson me 5 pikë, ëllsi me 1 fitore, 1 barazim e një disfat me 4 pikë është i dyti, AC Milan gjithashtu me 1 fitore, 1 barazim e 1 disfatë me 4 pikë është i treti dhe Dinamo e Zagrebit me 1 fitore e 2 humbje me 3 pikë mbanëpozitën e fundit.
Në Grupin F, Shakhtar është nikoqire e Real Madridit, ndëra Celtik përballet me RB Leipcig. Real Madridi që kryeson tabelën konsiderohet favorite edhe në këtë ndeshje, ndërsa sfida tjetër mund të jetë vendimtare sa i përket renditjes të këtyre dy skuadrave.
Në Grupin G, përballen Kopenhagen – Mançester Sity dhe Borusia Dortmund – Sevilla. Dy ekipete Mançester Siti dhe Borusija Dortmund që kryesojnë tabelën me 9 gjegjësisht 6 pikë konsiderohen favorite.
Në Grupin H, sot takohen Macabi Haifa – Juventus dhe PSG – Benfika. Në këtë grup situate në renditjen e tabelës është dëshmi se mund të presim ndeshje cilësore pasi dy ekipet e para PSG dhe Benfika kanë nga 7 pikë, Juventusi 3 dhe Macabi Haifa 0 pikë.
Orari i ndeshjeve të sotme. Grupi E,F,G dhe H
Me fillim në orën 18:45
FC Kopenhagen – Manchester City
Macabi Haifa – Juventus
Me fillim në orën 21:00
AC Milan – Chelsea
Bor. Dortmund – Sevilla
Celtic – RB Leipzig
Dinamo – Salzburg
PSG – Benfica
Shakhtar – Real Madrid
/KlanMacvedonia/