Champions: Mësohen tetë ekipet që vazhdojnë garat në fazën tjetër

Me ndeshjet e raundit të gjashtë nbë grupin A,B,C dhe D në Ligën e Kampionëve, tani më zyrtarisht mësohen tetë ekipet që vazhdojnë garën në fazën tjetër të eliminimit direct,

Në Grupin A, kualifikim siguruan Napoli dhe Liverpool me nga 15 pikë të grumbulluara, ndërsa Ajaxi vazhdon në UEFA Liga Europa. Ekipi Renxherës është zhgënjimi më I madh I fazes së grupeve pasi nuk kanë të fituar asnjë pike.

Në Grupin B, kualifikohen Porto me 12 pikë dhe Club Brugge me 11, ndërsa Bayer Leverkuzen kualifikohet në Europa Ligë. Atletiko Madrid kësa radhe ka zhgënjyer duke mbetur e fundit në grup.

Në Grupin C, Kampionët e Gjermanisë, likuiduan Interin me rezultatin 2-0 në sfidën e fundit, duke e mbyllur grupin me pikë të plota, 6 fitore në 6 ndeshje, të ndjekur nga zikaltërit italianë me 10 pikë . Ndërkohë që Barcelona është ngushëlluar me fitoren 2-4 ndaj Plzenit në Çeki, teksa preu “biletën” për në Ligën e Europës, aty ku e presin emra të rëndësishëm, si Junajtid, Roma, Lacio, etij.

Në Grupin D, rezultatet e raundit të gjashtë vendosën për dy ekipet që vazhdojnë garën në faze tjetër, pra Tottenham me 10 pikë dhe AC Milan me 7, ndërsa në Eurtopa Ligë vazhdon Salzburg. Dinamo e Zagrebit mbeti e fundit me vetëm 4 pikë. renditjen e tabelës

Rezultatet e raundit të gjashtë në Grupin A, B, C dhe D

Bayer Leverkusen – Club Brugge 0-0

Porto -Atletico Madrid 2-1

Bayern-Inter 2-0

Rangers – Ajax 1-3

Liverpool-Napoli 2-0

Sporting – Eintracht Frankfurt 1-2

Marselle-Tottenham 1-2

Plzen-Barcelona 2-4

Përgatiti: Shaban Sinani /KLanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share