Champions: Mësohen tetë ekipet çerkefinaliste Shorti hidhet të premten në Nion të Zvcrës

Real Madridi, Napoli, Interi, Mançester Siti, Bayern Munih, Milani, Benfika dhe Çellsi janë tetë skuadrat që kanë siguruar kualifikim në çerekfinale të Ligës së Kampionëve. Shorti për dyshet e çrekfinale hidhet të premten më 17 mars në Nion të Zvicrës me fillim në orën 12:00.

Pak përfundimit të fazës së 1/8 së foinales. Tani më janë mësuar tetë ekipet të cilat janë kualifikuar në çerekfinale të Ligës së kampionëve e ato janë tre ekipe italiane si Milan, Interi dhe Napoli, dy ekipe angleze Mançester Siti dhe Çellsi, një spanjolle Real Madrid, një gjermane Bajern Munih dhe një portugeze Benfika. Ajo që bie në sy se pas plot 17 vjet në çerekfinale do të garojnë skuadra nga Seria A të kampionatit Italian, një sukses që nuk ka ndodhur nga sezoni 2005/06, atëherë kur kombëtarja italiane u bë kampion bote

Ky sukses i këtyre skuadrave nënkupton se futbolli italian është “shëruar” dhe ka përparuar. Një fakt interesant është se në ndeshjet e 1/16, tre ekipet italiane nuk kanë pësuar gola, janë 5 gola të shënuar nga Napoli dhe nga një për Interin edhe Milanin, apo gjithësejt 7 gola të shënuar.

Vall a thua se pas gjashtë viteve do të kemi në finale të Championsit skuadër italiane apo pas 13 viteve mud të kemi edhe fitues në finale të Ligës së Kampionëve. Krejt kjo do të mësohet të premten kur edhe është shorti për çerekfinalen e Ligës së Kampionëve në Nion të Zvicrës me filklim në ora 12:00.

Shaban Sinani /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share