Champions League për femra/ Arbitret shqiptare do të vendosin drejtësi në Sporting-Real Madrid

Vlerësim i rëndësishëm për arbitret shqiptare nga UEFA. Sipas Federatës Shqiptare të Futbollit, një katërshe arbitresh nga Shqipëria do të gjykojnë Sporting CP-Real Madrid, e vlefshme për turin e dytë të kualifikueseve të UEFA Women’s Champions League.

Emanuela Rusta do të jetë arbitre kryesore, ndërsa Erinda Kume dhe Mirjeta Salla arbitre anësore. Eglantina Pjetrushaj është përzgjedhur arbitre e katërt në këtë sfidë.

Vlerësim tejet i rëndësishëm, me arbitret shqiptare, që tashmë do të gjykojnë në kompeticione të rëndësishme europiane.

Ndeshja e femrave, mes Sporting dhe Real Madrid, është planifikuar të luhet ditën e martë, më 19 shtator. /tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share