Champions: Sot zhvillohen dy përballje interesante

Liverpool- Real Madrid dhe Eintracht Frankfurt – Napoli

Sonte me fillim në orën 21:00, në kuadër të 1/16 të finales në program janë dy ndeshjet e play off-it në Ligën e kampionëve. Në stadiumin “Deutsche Bank Park” të Frankfurtit përballen Eintracht Frankfurt – Napoli , ndërsa në “Anfield Road”, është ndeshja e shumë pritur Liverpool- Real Madrid

Dita e sotme sjellë dy përballje jashtëzakonisht interesante, por që vëmendja kryesore do të jetë në stadiumin “Anfield Road”, aty ku ballafaqohen dy gjigantët e futbollit evropian, Liverpooli dhe Real Madridi.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Të dy trajnerët e skuadrave kundërshtare Klopp dhe Ancelotti në konferencë për media kanë folur me respekt maksimal për njëri-tjetrin duke vlerësuar lartë kualitete e skuadrave kundërshtare. Drejtësinë në ndeshjen mes Liverpool – Real Madrid do ta ndaj arbitri rumun Ishtavan Kovacs.

Ndeshja tjetër, është ajo ndërmjet skuadrës gjermane Eintracht Frankfurt dhe asaj italiane Napoli që po ashtu starton nga ora 21:00. Në këtë ndeshje drejtësi do të ndaje portugezzi Artur Soares Dias .

Napoli aktualisht është në një formë fantastike dhe është duke rrugëtuar sigurt drejt titullit kampion në Itali dhe do të kërkojë rezultat pozitiv në ndeshjen e parë në udhëtim

Shaban Sinani /KlanMacedonia/

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share