Kjo gjë mund të jetë shumë e dëmshme për turpin tonë. Të paktën sipas një studimi të kryer së fundmi. Autorët e tij shprehen se mungesa e dushit për 48-orë mund të sjellë një rritje të numrit të baktereve në lëkurë.
Në trupin e njeriut ka 1000 lloje të ndryshme bakteresh dhe kërpudhash. Sigurisht pjesa më e madhe e tyre janë të dobishme, por është pjesa e vogël që mund të shkaktojë dëme nga më të ndryshmet, duke filluar nga aroma e keqe deri te infeksionet e ndryshme.
Këto baktere, ose mikrobe mund të eliminohen përmes dushit, që është aq i rëndësishëm. Ndaj bëni si të bëni dhe mundohuni të gjeni ujë për t’u larë, që t’i shpëtoni infeksioneve.