Çfarë do të ndodhë? Mos ndoshta Luana Vjollca paralajmëroi një ‘Prime’ tjetër veç së dielës?

Mbrëmjen e djeshme Love Island Albania ishte ‘Live’ në Tv Klan, nën drejtimin e Luana Vjollcës. Gjatë mbrëmjes kishte shumë surpriza, të papritura, lot, mesazhe të forta dhe në fund rikrijimi i çifteve që kësaj rradhe u bë nga votat e publikut, por surprizat nuk mbarojnë këtu.

Drejtuesja e emisionit Luana Vjollca bëri një deklaratë: Ndoshta ishullorët mund të më shikojnë edhe para ditës së dielë!

A do ketë një hyrje të Luanës në vilë, apo një lidhje të drejpërdrejtë këtë nuk e dimë ende dhe na mbetet ta zbulojmë vetëm nëpërmjet episodeve ditore të Love Island Albania, çdo ditë në orën 18:20, në Tv Klan.

/Love Island Albania

Lexo gjithashtu
Total
0
Share