Çfarë do të marrë Aleanca? – Takim i rëndësishëm po ndodh në qeveri!

Në këto momente në zyrat e kryeministrit Kovaçevski, po zhvillohet takim mes tij dhe përfaqësuesve të Alternativës. Siç mëson Klan Macedonia, në takim diskutohet për ndarjen e kulaçit qeveritar për Aleancën për Shqiptarët, ku të gjithë partnerët aktualë do të duhet të lëshojnë pe nga disa funksione.

Alternativës, nga ajo që është raportuar në media, po i kërkohet ta lëshojë Ministrinë e Shëndetësisë, por edhe disa drejtori.

Ndërkaq, burime brenda ASH-së thonë për Klan Macedonia se prej këtij takim do të varet edhe numri i ministrive që do të drejtojë partia e Taravarit. Gjithashtu, të njëjtat burime flasin se në tavolinë janë disa opsione apo paketa drejtorish që kombinohen me dy apo me tre ministri.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

“Gjithçka varet nga takimi i sotëm me Alternativën dhe a do të vazhdojnë ata të jenë pjesë e qeverisë”, thotë për KlanM një burim i lartë nga ASH.

Përndryshe edhe gjatë ditës së djeshme kreu i ASH-së, Arben Taravari bëri me dije se sot mund të pritet finalizimi i bisedimeve. Ndërkaq nga ana tjetër, kryeministri Kovaçevski theksoi se postet e drejtorive nuk kanë qenë problem në negociata./KlanMacedonia

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share