Pyetjet për tekstet shkollore për historinë në Maqedoninë e Veriut dhe Bullgarinë në bazë të vërejtjeve të shkëmbyera ishin temë e diskutimit në takimin e 23-të të Komisionit të përbashkët ekspert multidisiplinar për çështje historike dhe arsimore që u mbajt dje dhe sot në Sofje.
Siç informojnë sot nga MPJ-ja, anëtarët e Komisionit kanë shkëmbyer ide dhe argumente se si të përmirësohen tekstet e historisë dhe kanë shkëmbyer disa propozime-rekomandime që mbeten bazë për diskutime të mëtejshme.
Takimi i radhës i rregullt i Komisionit të përbashkët ekspert multidisiplinar për çështje historike dhe arsimore do të mbahet më 30 dhe 31 mars të vitit 2023.
Mbledhja e fundit e komisionit ishte më 17 dhe 18 nëntor, po në Sofje. Tema kryesore ishte roli dhe vendi i Kryepeshkopatës së Ohrit dhe mënyra se si ajo paraqitet në tekstet shkollore për klasën e VII në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
Bashkëkryetari i pjesës maqedonase të komisionit, Dragi Gjorgiev, më pas deklaroi se në takim ka pasur një atmosferë pozitive dhe konstruktive, por nuk është arritur marrëveshje për shkak të keqkuptimeve rreth burimeve dhe interpretimeve të ndryshme të së kaluarës.
Gjorgiev javën e kaluar vlerësoi se në punën e saj ndikojnë edhe zhvillimet e fundit në marrëdhëniet maqedono-bullgare. Ai thotë se ka një tendencë që marrëdhëniet mes Shkupit dhe Sofjes të sulmohen me cikle në periudha të caktuara, me qëllim për të prishur një vazhdimësi të shkurtër të një periudhe paqësore.