Të mërkurën më 15 maj, do të mbahet takimi i radhës në mes të Kosovës dhe Serbisë rreth çështjes së dinarit.
Kështu ka deklaruar për Klankosova.tv zëdhënësi i Bashkimit Evropian Peter Stano, gjatë një konference për media.
“Do të vazhdojnë diskutimet për të gjetur një zgjidhje të qëndrueshme të përkohshme për vendimin e BQK-së për operacionet financiare. BE-ja pret nga takimi i të mërkurës që të dyja palët të tregojnë gatishmëri për kompromis”, tha Stano gjatë një konference.
Zëdhënësi i BE-së theksoi se shpreson që ky do të jetë takimi i fundit rreth dinarit.
Më 11 maj, ka përfunduar zyrtarisht periudha tranzitore e Bankes Qendrore.
Nga e diela, zyrtarisht euroja është valute e vetme që mund të përdoret për pagesa në Kosovë.
Sipas rregullorës së BQK-së parashihen edhe gjoba për ata që kryejnë pagesa me dinar.
Lidhur me këtë, është prononcuar edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.
Kurti tha se “rregullorja e BQK-së e ka qëllimin e ligjshmërisë dhe jo dënimin”.