Çështja “Beleri”, Rama: Ne nuk ndërhyjmë në çështjet e drejtësisë

Çështja “Beleri” vijon të mbetet ndër temat aktuale më të nxehta në politikën shqiptare, por edhe atë greke e raportit mes dy vendeve.

Duke shfrytëzuar konferencën për shtyp, Kryeministri Edi Rama ka folur edhe njëherë për këtë çështje duke thënë se qeveria e drejtuar prej tij nuk ndërhyn në çështjet e sistemit të drejtësisë.

“Qëndrimi ynë është, ka qenë dhe do jetë që drejtësia e re duhet të bëjë e patrazuar detyrën e saj. Dhe në këtë pikë asgjë nuk është e rëndësishme se sa mbrojtja me të njëjtën mënyrë siç kemi vepruar në raste të tjera e qetësisë së veprimtarisë së sistemit të ri të drejtësisë.

Asnjë lloj intereference ngado që të vijë mbi sistemin e drejtësisë nuk do gjejë jo përkrahjen por as mirëkuptimin tonë. Ne nuk ndërhyjmë në çështjet e sistemit të drejtësisë, ne nuk i komentojmë vendimet, ne nuk presim prej tyre asgjë tjetër përveç se të zbatojnë ligjin dhe nuk kemi asgjë tjetër për t’ju dhënë atyre përveç mbështetjes tona pa kushte”, theksoi Kryeministri Edi Rama.

/tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share