Çerdhja në Haraçinë/ Limani: Presim aprovim nga Ministria e Financave

Ishti vitit 2021 ku u vendos gurthemeli për ndërtimin e çerdhes në Haraçinë e më pas vijoi ndërtimi i së njëjtes, katër vite më vonë edhe pse objekti i përfunduar, dyert e çerdhes mbeten ende të mbyllura. 

Pavarsisht kërkesës së banorëve dhe premtimeve të një pasnjëshme se çerdhja do të hapet  përgjegjësia nga një institucion po hudhet në një institucion tjetër.  E  Ministri për punë Sociale, Fatmir Limani  problemin për vonesat e mos hapjes së çerdhës e adresoi tek Ministria e Financave, sipas tij, Ministria që ai drejton ka adresuar kërkesën deri tek Ministria e Financave nga ku pritet edhe aprovimi.

Nuk mund të hapet asnjë çerdhe pa punësime, pa siguruar punësime, ne mund ta hapim ata mund të hyjnë fëmijët aty edhe ske të punësuar. A ka bërë kërkse kryetari i Komunës? Kryetari i komunës ka adresuar kërkesën e planifikimeve buxhetore, ne e kemi adresuar deri te ministria e financave, atë edhe e elaborova më herët e njëjta kërkesë pritet të aprovohet nga ministria e financave dhe më pastaj ne ta procesuojmë deri te ministria” – tha Fatmir Limani.

Në pritje të çerdhes në Haraçinë janë  115 fëmijë, të cilët në munges të të njejtës prindërit detyrohen që që fëmijët ti dërgojnë në çerdhet më të afërta në Shkup për të cilën ankohen se ju kushton në anën financiare. /tvklan.mk/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share