Sylvinho: Nuk është momenti për lojtarët e Superiores, pozitiv edhe barazimi
Forca e kundërshtarit dhe objektivi për të marrë pikë maksimale kanë qënë edhe arsyeja që kanë shtyrë trajnerin Sylvinho për t’i besuar këtyre futbollistëve për dy duelet ndaj Republikës Çeke dhe Polonisë.
“Për këto dy ndeshje kemi bërë zgjedhje duke u bazuar te karakteristikat e kundërshtarëve. Nga Marsi deri tani kemi grumbulluar plot 36 lojtarë. Në listën e pritjes kemi 51 lojtarë dhe aty bëjmë zgjedhjet tona. Sa i përket Abrashit e njohim, ka bërë shumë për Shqipërinë, por në këto ndeshje kemi bërë zgjedhje që i përshtaten kundërshtarëve. Për këtë arsye kemi marrë Gjasulën sepse është i gjatë dhe ka fizik. Mehmeti është lojtar i ri, por mendoj se zgjedhja e duhur ishte Roshi, i cili ka një avantazh që e favorizojnë centimetrat. Gjithashtu mund të bëjë diferencën kur futet në fushë.”
Pavarësisht paraqitjes pozitive në kompeticionet e UEFA-s, me Partizanin, Tiranën, Vllaznisë dhe Egnatias duhet të presin për të qënë pjesë e Kombëtares Shqiptare.
“Nuk është momenti i duhur. Shqipëria ka lojtarë të rëndësishëm dhe sigurisht që janë 51 lojtarë dhe janë të tjerë në listën e pritjes. Me Stafin zgjidhen lojtarët sipas momentit. Ka lojtarë të mirë, por jo tani dhe mund të merren në një moment të dytë. Nuk është krahasim nëse janë të Superiores apo në kampionate të huaja, por duhen më të mirët. Kam takuar Hadrojn, shumë i mirë teknikisht, por edhe Rrapaj, Sherri e Kasa që do të jenë për të ardhmen”.
Përballjet ndaj Republikës Çeke dhe Polonisë janë vetëm dy prej pesë finaleve drejt grupeve të Europianit. Një dorë drejt suksesit, Sylvinho e kërkon edhe nga tifozët.
“Nuk mund të bëjmë dot llogari në këto momente. Ato bëhen në Nëntor. Jemi 100% të fokusuar për Çekinë. Ka lojtarë shumë cilësor. Fokusi ynë është vetëm kjo ndeshje për momentin. Mbase fitojmë, shkojmë për maksimumin. Për strategjinë nuk më pëlqen. Për mua rëndësi ka të luftojmë fort. Futbolli ky është, mund të fitosh, mund të barazosh, mund të humbasësh. Por për mua nëse nuk fiton, e rëndësishme është të mos humbasësh. Tifozët na kanë dhënë forcë dhe fokusi është vetëm te ekipi ynë.”
Kombëtarja shqiptare do të nis grumbullimin të hënën në Tiranë, për të udhëtuar më pas drejt Çekisë, takim që do luhet më 7 Shtator dhe transmetohet falas në TV Kombëtar Klan.
Klan News