Çdo gjë që nuk duhet të humbisni nga “Zemër Luana” në këtë episod të fundit

Çdo e dielë në spektaklin ‘Zemër Luana’ në Tv Klan ju ka shoqëruar me mjaft argëtim, muzikë të mirë dhe të ftuar specialë.

Ndonëse këtë javë duke qenë se rrugëtimit të “Zemër Luana” i ka ardhur fundi është bërë diçka mjaft speciale.

Të ftuarit e kësaj mbrëmje janë vetë ata të tre; Luana Vjollca, Bes Kallaku, Olsi Bylyku, të cilët nuk i kanë shpëtuar ngacmimeve të Lilit, lojrave si dhe rrëfimeve të sinqerta e kujtimeve të përbashkëta në këtë program. E deri këtu ju menduat se s’kishte asnjë të ftuar tjetër? Në fakt gaboheni.

Të ftuar special janë dy këngëtarët e njohur Besnik Qaka, si dhe Asim Gashi i cili ka shkundur skenën me disa prej këngëve të tij patriotike, për Pavarësinë e Kosovës.

Ama një tjetër detaj interesant dhe i ri është fakti se Luana Vjollca ka vendosur të dalë jashtë skenës për t’u bërë në rrugë njerëzve një rreng, dhe madje nuk ka qenë vetëm. Luana ka sjellë ekskluzivisht për emisionin “Zemër Luana”, blogeren e njohur italiane Fabiola Baglier, e cila numëron plot 13 milion ndjekës në Tik Tok.

Luana dhe Fabiola kanë takuar njerëzit në rrugët e Tiranës, që nuk duhet ta humbisni! Por mes gjithë këtyre, Besi ka sjellë një të ftuar mjaft speciale në emision, e mjaft të rëndësishme për të, por për të parë episodin final të “Zemër Luana” ndiqni sonte në orën 21:00 në Tv Klan.

/tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share