Carlos Alcaraz shkon në çerekfinale të Wimbledonit

Tenisti numër tre në ranglistën e ATP-së, Carlos Alcaraz ka shënuar fitore në 1/8 e finales në Wimbledon.

Alcaraz fitoi 3:1 (6-3, 6-4, 1-6 dhe 7-5) në sete ndaj Ugo Humbert, shkruan Indeksonline

Me këtë fitore, tenisti spanjoll është kualifikuar në çerekfinale të Grand Slamit më të rëndësishëm në tenist, Wimbledonit.

Në raundin e radhës, Alcaraz do luaj me fituesin e ndeshjes mes tenistit amerikan, Paul dhe atij spanjoll, Bautista-Agut.

Kutojmë që Alcaraz është kampion aktual në Wimbledon, pasi vitin e kaluar e fitoi për herë të parë në karrierë./Indeksonline/

 

Lexo gjithashtu
Total
0
Share