Basketboll: ”Çairi 2030” e nisi me fitore fazën e play off-it

Klubi i Basketbollit Çairi 2030 e ka nisur me fitore fazën çerekfinale të  play off-t, pasi mbrëmë në palestrën “Shaban Tërstena” më një lojë ku kishte  kthesa  të shumta  një lojë sonte mposhti TFT-n me rezultatin 81:78.

Kuadra mysafire TFT kishte epërsi deri në minutën e 38-të, megjithatë më pas basketbollistët e Çairit u rikthyen në lojë dhe administruan takimin duke fituar në fund me 3 pikë epërsi.

Më meritorë pët triumfin e Çairit ishte Robi me 20 pikë të shënuara, ndërsa për miqtë me lojë të mirë u dallua Virc i cili realizoi 17 pikë.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Pas kësaj fitore trajneri Erhan Ramadan, në faqen e të fejsbukut ka shkruajt

“Dramë, emocion, pasion, dashuri,luftë të gjitha këto ndjenja i dhuron vetëm ÇAIRI YNË. Kjo fitore i dedikohet PUBLIKUT TONË sepse ju e sollët FRYMËN E FITORES. Çdo fjalë është e tepërt,BETEJA u fitua kurse LUFTA vazhdon”. /TvKlan.mk

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share