Cameron Diaz mohon të ketë lidhje me çështjen “Epstein”

Emri i aktores është përfshirë në listën e 150 personave të lidhur me këtë rast

Lista e emrave të përfshirë në çështjen “Epstein” është publikuar prej disa ditësh dhe në të janë të përfshirë edhe një sërë emrash të njohur të botës së Hollivudit. Kjo listë përmban mbi 150 emra, duke përfshirë figura të shquara si Bill Clinton, Princ Andreë dhe personazhe nga industria e filmit.

“Viktima” e kësaj liste ka qenë edhe aktorja e njohur Cameron Diaz, e cila ka dashur të sqarojë publikun se nuk ka lidhje me këtë çështje.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

“Cameron nuk e ka takuar kurrë Jeffrey Epstein, ose të ketë qenë ndonjëherë në të njëjtin vend me të, ose të ketë patur lidhje me të, pavarësisht nga fakti që ai mund ta ketë përmendur emrin e saj ose ka lënë të kuptohet se e njihte aktoren”, tha zëdhënësi i saj për median rozë “Page Six”.

Në dokumentet gjyqësore të siguruara nga “Page Six”, Johanna Sjoberg, një nga viktimat e miliarderit, pretendoi se Epstein krenohej se njihte yje të mëdhenj si Cameron Diaz, Leonardo DiCaprio, Bruce Willis dhe shumë të tjerë.

Edhe pse ylli i “There’s Something About Mary” mund të mos ketë patur asnjë kontakt me milionerin Jeffrey Epstein, shumë personazhe të tjerë të përmendur në dokumentet e gjykatës krijuan marrëdhënie miqësore me të. Epstein u shoqërua me anëtarë të familjes mbretërore dhe njerëz të tjerë të famshëm përpara se të deklarohej fajtor për prostitucion nga një e mitur në vitin 2008.

Dhjetëra gra e kanë akuzuar milionerin Jeffrey Epstein se ai i ka detyruar vajza të mitura t’i ofrojnë shërbime seksuale atij dhe mysafirëve të tij në ishullin privat në Karaibe dhe në shtëpitë e tij në Nju Jork, Florida dhe Nju Meksiko. Ai vrau veten në vitin 2019 në moshën 66-vjeçare ndërsa priste gjyqin për akuzat për trafikim seksual.

Klan News

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share