Caktohet paraburgim ndaj një personi, dyshohet për tregti të paligjshme të heroinës

Prokurori publik nga Prokuroria Themelore Publike Gjevgjeli, ka sjellë vendim për zhvillimin e procedurës hetimore ndaj një personi nga fshati Stojakovë, Komuna e Bogdancit, i cili dyshohet se ka kryer vepër penale – Prodhimi dhe vendosja e paautorizuar e narkotikëve në treg, substancat psikotrope dhe prekursorët nga neni 215 paragrafi 1 i Kodit Penal.

Më 6 tetor, në orët e mëngjesit, i dyshuari në sediljen e pasagjerit në veturën e tij të tipit “Zastava Jugo” ka transportuar 20,24 gramë narkotikë heroinë në dy pako polietileni, si dhe 19,72 gramë përzierje kafeinë dhe paracetamol, të cilat përdoren si suplemente për të rritur sasinë e drogës.

Gjatë kontrollit të veturës në rrugën lokale Stojakovë-Bogdanci, zyrtarët policorë kanë gjetur drogën dhe e kanë marrë.

Prokuroria Themelore Publike Gjevgjeli, gjyqtarit të procedurës paraprake nga Gjykata Themelore në Gjevgjeli, i ka dorëzuar propozimin për caktimin e masës së paraburgimit, sepse ka vlerësuar se i dyshuari mund të ikë, të ndikojë mbi dëshmitarët apo ta përsërisë veprën penale. Gjyqtari pranoi argumentet e prokurorisë dhe të dyshuarit i caktoi masën e paraburgimit prej 30 ditësh. /KlanMacedonia

 

Lexo gjithashtu
Total
0
Share