UEFA e ka caktuar arbitrin e ndeshjes Kroaci – Shqipëri. Bëhet fjalë për francezin Francois Letexier.
Ai vlerësohet njëri prej arbitrave më të mirë evropianë të gjeneratës së re. Është pjesë e listës së gjyqtarëve elitarë të UEFA-s.
Letexier do të asistohet nga arbitra po ashtu francezë.
Ndeshja Kroaci – Shqipëri zhvillohet të mërkurën nga ora 15:00 në Hamburg. Të dy ekipet i kanë humbur ndeshjet e para në Euro 2024.