Në vigjilje të riemërimit zyrtar të rrugës “Brigada e Dytë Maqedonase” në “Adem Demaçi”, në prani të Kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, partia “Levica” respektivisht “Rinistët e kuq”, në Çair, kanë vendosur, siç thonë, emrat e të gjithë luftëtarëve të vrarë të Brigadës së Dytë Maqedonase, percjell KlanM.
“Rruga që nderonte ata që dhanë jetën në luftë me okupatorin fashist bullgar nesër do ta dnerojë Adem Demaçin, një separatist nga Jugosllavia që luftoi për Shqipëri të Madhe dhe Kosovë të pavarur, disa herë i dënuar me burg në Jugosllavi. Mos t`ua vrasin sytë këto emra kur do të jenë në solemnitetin për riemërimin e kësaj rruge, kurse ata që miratuan këtë vendim, ta dijnë se populli maqedonas nuk harron e nuk fal. Sot fshijnë kujtimet e Rrugëve, Parqeve, Përmendoreve, nesër do t`u mvishen librave shkollor dhe historisë sonë. Populli maqedonas, mjaft ishte, zgjohu, vetëdijësohu dhe mso flej! Vdekje fashizmit, liri popullit!” – thuhet në deklaratën e “Rinistëve të Kuq”./KlanMacedonia