GANIU: INICIATIVA VETANAKE, NDIHMË NGA KOMUNA E TETOVËS
Pas bllokimit treitësh, punonjësit e “Higjienës Komunale” – Shkup, dje u kthyen në punë në ndërrimin e dytë. Qyteti po pastrohet, kurse nga Sindikata thonë se do të nisin pastrimin e qytetit por të drejtat do t`i kërkojnë në mënyrë institucionale. Protesta shkaktoi “një mal me mbeturina” nëpër disa Komuna.
Çairi po vuan pasojat e protestës së Ndërmarrjes së Higjienës së Shkupit. Kryetari i Komunës së Çairit, Visar Ganiu, sic njofton KlanM, thotë se me vetiniciativë kanë bërë përpjekje për të zbutur problemin me mbeturina. Ndihma ka mbërritur edhe nga Komuna e Tetovës.
“Dje ju e dini, me vetiniciativë, mund të them, që filluam me një kompani private t`i grumbullojmë mbeturinat gjithashtu na doli në ndihmë Komuna e Tetovës por kjo nuk ishte e mjaftueshme” – deklaroi Visar Ganiu.
Por, duket se grumbullimi I tepërt I mbeturinave po u shkakton telashe ekipeve të pastrimit.
MIN 00 :40“Tek lagjet apo ato pjesët e Çairit vjetër, kam qenë në terren mbrëmë edhe punëtorët duke pastruar por grumbullimi I tepërt I mbeturinave, pasi që bëhet fjalë për disa ditë, ai process nuk ka mundur të përfundoj mbrëmjen e kaluar” – tha Visar Ganiu.
Duke komentuar listën e të përjashtuarve nga puna nga Higjiena Komunale, ku shumica janë shqiptarë, sic njofton KlanM, Ganiu nuk beson të ketë ndonjë prapavijë politike.
“Unë nuk mendoj të ketë ndonjë prapavijë politike. nAta që janë larguar nga puna mendoj që nuk është akt I mirë, duhet me të vërtetë të rishqyrtohet gjithë situata siç thash ka pasur protesta por arsyen se pse janë larguar nga puna nuk e di” – tha Ganiu.
Ndërkaq, Ministri i Brendshëm, Oliver Spasovski, sic njofton KlanM, paralajmëroi se policia do të dorëzojë kallëzime penale nëse konstatohen elemente të veprës penale për cënimin e ambientit jetësor, pasi Shkupi për disa ditë ngulfatej në mbeturina, për shkak të protestës së punonjësve të Higjienës Komunale që refuzonin të grumbullojnë mbeturinat. /KlanMacedonia/