Çahet toka pas tërmetit në Turqi (VIDEO)

Tërmeti i fuqishëm me magnitudë 7.8 në Turqi ka shkaktuar çarje toke në Hatay, një nga zonat më të prekura.

Sipas mediat turke “Hurryet”, toka është çarë në një fshat të quajtur Tepehan. 30 metra e thellë dhe afërsisht 200 metra e gjerë është toka e çarë në një fushë ulliri.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Banorët vendas kanë thënë se ditën e tërmetit dëgjuan një shpërthim të fuqishëm.

Pamjet e çarjes së tokës janë publikuar nga mediat turke përmes një droni.

Nga tërmeti në Turqi deri më tani kanë humbur jetën 19,875 persona. /tvklan.al

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share