Bytyqi u takua me një delegacion të lartë të FMN-së, i cili po qëndron në Shkup

Zëvendëskryeministri i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, përgjegjës për çështje ekonomike, koordinim me resorët ekonomikë dhe investimet, Fatmir Bytyqi, u takua me delegacionin e Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) i cili po qëndron në vendin tone, i udhëhequr nga Fric Bashmair, me ç’rast u u zhvilluan takime me më shumë institucione që kanë kompetencë në fushën e shpenzimeve buxhetore.

Qëllimi i vizitës së delegacionit të FMN-së është të dëgjojë nga dora e parë situatën me shpenzimet buxhetore, më konkretisht për të ashtuquajturin rishikim të shpenzimeve (Spending reviews), si parathënie e misionit në terren të FMN-së në Shkup të paralajmëruar për muajin shtator.

Fric Bashmair e informoi zëvendëskryeministrin Bytyqi se FMN-ja tashmë ka punuar me disa vende në realizimin e shpenzimeve buxhetore si mjet për përmirësimin e shërbimeve të Qeverisë përmes shpenzimeve të dedikuara dhe transparente të fondeve publike.

Zëvendëskryeministri Bytyqi, nga ana e tij, falënderoi FMN-në për interesimin e tij për institucionalizimin e këtij funksioni në vendin tonë, dhe e njoftoi delegacionin e lartë të FMN-së se Maqedonia e Veriut ka tre vjet që po punon në përgatitjen e Strategjisë Kombëtare për Zhvillim (SKZH), e cila së shpejti duhet të votohet në Kuvend, kështu që përmes rishikimit të shpenzimeve si mjet, secila ministri në mënyrë transparente do t’i shpenzojë mjetet buxhetore sipas prioriteteve të përcaktuara më parë për shpenzime.

Zëvendëskryeministri Bytyqi tha se mbështetja e FMN-së në fushën e shpenzimeve buxhetore është shumë e rëndësishme, sepse shpenzimi transparent i mjeteve buxhetore është prioritet strategjik i kësaj Qeverie./KlanMacedonia

 
Lexo gjithashtu
Total
0
Share