“SHUMË KOMPANI DO TË MBYLLEN NËSE NUK IMPORTOJMË PUNËTORË NGA JASHTË”
Në mesin e 112,000 të papunëve që janë të paraqitur në agjencinë për punësim, rreth 57% e atyre janë pa arsim fillor të përfunduar ose vetëm me arsim fillor, ndërsa rreth 17% janë me shkollë të mesme ose shkollë të mesme të pa perfunduar, deklaroi sot Zëvendëskryeministri për çështjet ekonomike Fatmir Bytyqi, njofton KlanM.
Sipa tij shumica prej tyrë janë në moshë të lartë dhe shpesh nuk mund të behet rikualifikimi i tyre dhe kjo ka krijuar një hapësirë që sipas tij duhët të plotësohet.
“Ka një hapësirë që është krijuar për shkak se shkathtësitë dhe njohuritë të fuqisë punëtore në entin për punësim nuk janë adekuat për tregun e lirë të punës në agjensionin e punësimit rreth 57% të atyre që janë pa punë janë pa arsim fillor të mbaruar ose vetëm me arsim fillor. Rreth 17% e të pa punësuarve janë me shkollë të mesme ose shkollë të mesme të pa perfunduar” – tha, Fatmir Bytyqi.
Në vizitën që Zv/Kryeministri Bytyqi bëri sot në Zonën e Lirë Ekonomike, tek kompania “Glas Flex” në Tetovë, sic njofton KlanM, u shpreh se edhe pse kjo kompani ofron pagë 600 euro për operatorë të makinave ka problem për të gjetur të tillë. Sipas Bytyqit, liberalizimi i tregut të punës është trend në vendet e botës dhe rajon. Duhet të mbrohen kompanitë me kuadra të kualifikuar – tha Bytyqi.
“Sot kisha rastin të shoh që ka nevojë për operator të makinave të ndryshme me paga mesatare që jepen në shtetin tonë rreth 600 euro, pronari i kompanisë e ka problem për të gjetur një gjë të tillë sepse edhe kjo ndoshta nuk është mjaft atraktive” – tha, Fatmir Bytyqi.
“Glas Flex” është kompani në kuadër të Zonës së Lirë Ekonomike të Tetovës. Drejtuesit e kësaj fabrike thanë se edhe pse kanë paga të mira, nuk mund të gjejnë punëtorë të kualifikuar. Sipas tyre, ndihma që jep shteti duhet të drejtohet edhe në këtë fushë. /KlanMacedonia
Avni Tahiri