Bytyqi: Nuk do të ketë rritje artificiale pas ”ngrirjes” së çmimeve

KOVAÇEVSKI: NË BAZË TË ANALIZAVE DO VLERËSOHET NËSE DO TË KETË NGRIRJE TË ÇMIMEVE PËR PRODUKTET TJERA

Në baz të analizave të Ministrisë së Ekonomisë do të merret vendim nëse do të ketë apo jo ngrirje të çmimeve të produkteve tjera ushqimore. Kështu vlerson kryeministri Kovaçevski. Nga ana tjetër, zv. Kryeministri për Çështje ekonomike Fatmir Bytyqi thotë se nuk ka frig se mund të ketë rritje artificiale të çmimeve.

Zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike, Fatmir Bytyqi, siguron se pas ngrirjes së çmimeve nuk do të ketë rritje artificiale. Sipas tij, thirrjet e vazhdueshme për përgjegjësi sociale të kompanive kanë dhënë efektet e duhura.

FATMIR BYTYQI – ZV.KRYEMINISTËR PËR ÇËSHTJE EKONOMIKE

”Sinjalet e para pozitive nga kompanitë po vijnë dhe ne jemi këtu për ta kapërcyer krizën së bashku. Nuk kam frikë se pas ngrirjes së çmimeve do të rikthehet praktika e vjetër e rritjes artificiale të çmimeve në mënyrën që bëhej për një periudhë të caktuar”. Është shumë e qartë, por nëse ndodh e kundërta, ne si Qeveri nuk do t’i lëmë qytetarët të paguajnë çmimin më të lartë, do të kujdesen për ta” – është shprehur Bytyqi.

Ndërkaq, kryeministri Dimitar Kovaçevski duke u përgjigjur në pyetjet e gazetareve se a do të ketë ngrirje të çmimeve edhe për produket të tjera theksoi se gjithça do të mvaret nga analizat e Ministrisë së Ekonomisë që po bëhen në treg.

”Cili produkt do të ketë ngrirje të çmimit do të varet nga analizat që bënë ministria e Ekonomisë. Derisa sa do të ketë produkt që i plotëson kushtet qeveria do të merr vendim e nëse jo nuk do të ketë vendime të tilla” – tha Dimitar Kovaçevski.

Qeveria e Maqedonisë së Veriut, siguroi qytetarët se për festat e ardhshme fetare nuk do të lejojë rritjen e çmimeve të produkteve ushqimore. Me këtë rast janë “ngrirë” çmimet e bukës, qumështit, prodhimeve të qumështit, vezëve dhe orizit. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share