Bytyqi nga Brukseli: Angazhim maksimal për realizimin e rekomandimeve të KE-së

SKRININGU DYPALËSH I KLASTERIT 2 “TREGU I BRENDSHËM”

Zv/Kryeministri për Çështje Ekonomike, Fatmir Bytyqi, në Bruksel ka marrë pjesë në skriningun dypalësh të klasterit 2 “Tregu i Brendshëm”, saktësisht në takimin e Kapitullit 9 “Shërbime Financiare”, raporton KlanM.

Zv/Kryeministri për Çështje Evropiane, Fatmir Bytyqi, ka siguruar përfaqësuesit e BE-së se vendi këtë vit do të angazhohet maksimalisht t`I realizojë rekomandimet e raportit, me cka, sic percjell KlanM, do të miratohet ligjin për rezolucion të bankave dhe implementimi I jurisprudencës dhe akteve nënligjore për të përfunduar emërimin e trupit Rregullator për bankat, përballjen dhe parandalimin e automjeteve të paregjistruarta dhe të pasiguruara dhe se do të vazhdohet me mbrojtjen e konsumatorëve bashkë me formimin e Avokatit financiar të Popullit.

“Do t`i katalizojmë përpjekjet e theksuara në raportin në pjesën për zhvillimin e dispozitave për rezolucionin e bankave konform kornizës së BE-së. Do të ndryshohet ligji për sigurimin e depozitave që të përmirësohet sigurimi dhe të implementohen vërrejtjet e Gjykatës Kushtetuese nga Korriku 2021. Banka jonë qendrore tashmë I ka kushtuar një pjesë të ueb-faqes për të drejtat e konsumatorëve bashkë me ndarjen e drejtë të informatave që të shmangen praktikat jokorrekte bankare” – deklaroi Fatmir Bytyqi.

Skriningu dypalësh, sic njofton KlanM, vazhdon më 1 Mars për kur është caktuar takimi për Kapitullin 29 “Mbrojtja e Konsumatorëve dhe Shëndeti Publik”. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share