Bytyqi: Kemi baza të forta për një zhvillim edhe më të madh të turizmit

Zëvendëskryeministri i Qeverisë, përgjegjës për çështje ekonomike, koordinim me resorët ekonomikë dhe investimet, Fatmir Bytyqi, sot mbajti takim pune me drejtoreshën e Agjencisë për Promovimin dhe Përkrahjen e Turizmit, mr. Jasmina Leskarovska, ku ishte e pranishme edhe Ana Gjordjievska, anëtare e Këshillit të Agjencisë, Arkan Kerim, kryetar i Këshillit të Agjencisë dhe Robert Blazhevski nga HOTAM.

Në takim u diskutua për trendet e zhvillimit të turizmit në vend, të cilat u vunë në pah nga të dhënat e fundit të Entit Shtetëror të Statistikave, sipas të cilave vitin e kaluar 2023 kemi një rritje të numrit të turistëve me 20,6% krahasuar me vitin 2022. Së bashku u vlerësua se ky trend ka ndikim pozitiv në ekonominë e përgjithshme, por edhe se ka ende potenciale të pashfrytëzuara për zhvillimin e mëtejshëm të saj.

“Maqedonia e Veriut, sa i përket turizmit, ka shumë për të ofruar, nga bukuritë natyrore e deri te diversiteti kulturor, e gjithë kjo paraqet një bazë solide për zhvillimin e saj të mëtejshëm pozitiv. Të ardhurat e realizuara nga ky aktivitet jo vetëm që sjellin përfitime drejtpërdrejt për bizneset në sektorin e turizmit, por stimulojnë edhe rritjen e industrive të tjera, si bujqësia, tregtia me pakicë dhe ndërtimtaria”, tha në takim zëvendëskryeministri Bytyqi.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share