Bytyqi: Investimi i ri prej 45 milionë euro nga gjermani “Kostal” do të jetë i teknologjisë së lartë dhe do të hapë mbi 200 vende të reja pune

Zëvendëskryeministri i Qeverisë, përgjegjës për çështje ekonomike, koordinim me resorët ekonomikë dhe investimet, Fatmir Bytyqi, ka zhvilluar një takim me drejtorin e përgjithshëm operativ të koncernit gjerman për prodhimin e autokomponentave “Kostal”, Hansjorg Herman dhe drejtorin e Kostal Maqedonia, Viktor Mizo.

Në takim, zëvendëskryeministri Bytyqi diskutoi me drejtorët e Kostal për krijimin e një klime të mirë investimi që njihet nga investitorët e rinj të huaj që vijnë në vend, ku tha për Maqedoninë e Veriut paraqet një sukses të madh dhe fakti që kompanitë ekzistuese vendosin të zgjerojnë prodhimin e tyre dhe të fillojnë projekte të reja investuese dhe të nisen projekte të reja investimi.

“Me drejtorët e Kostalit, Heran dhe Mizo tashmë kemi filluar të finalizojmë detajet e sipërmarrjes së tyre të re investuese, e cila kap vlerën e më shumë se 45 milionë eurove dhe do të mundësojë punësimin e më shumë se 200 bashkëqytetarëve tanë”, tha Bytyqi.

Në takim, përfaqësuesit e Kostal i njoftuan zëvendëskryeministrin Bytyqi se do të sjellin linjën më të sofistikuar të prodhimit në vend e cila do të shërbejë për prodhim duke futur teknologjinë SAC (Smart Actuator Charging) për produktet e destinuara për Grupin Volkswagen, për markave Volkswagen, Audi, Porshe, Shkoda, Seat.

Përveç kësaj, projekti i ri do të prezantojë teknologjinë e re SkinTec për prodhimin e moduleve të çatisë që do të synohen për klasën e lartë të prodhuar nga Daimler: Mercedes EQS, EQE, C+S Class, AMG SL.

Projekti, respektivisht prodhimi i këtyre komponentëve është planifikuar të fillojë në tetor të vitit 2023 dhe përfundimi i tij është planifikuar në fund të vitit 2028, gjë që do të rrisë ndjeshëm eksportet tona si vend, sepse bëhet fjalë për produkte me vlerën më të lartë të shtuar që këtu te ne i prodhon një kompani e huaj”, tha Bytyqi.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share