Bytyqi – Bauer: Mbështetje e fuqishme nga UNFPA për përgatitjen e Strategjisë Kombëtare Zhvillimore të RMV-së

Zëvendëskryeministri i Qeverisë, përgjegjës për çështje ekonomike, koordinim me resorët ekonomikë dhe investimet, Fatmir Bytyqi ka takuar sot Florens Bauer, drejtoreshë rajonale e Fondit të Kombeve të Bashkuara për Popullsinë (UNFPA) për Evropën Lindore dhe Azinë Qendrore.

Zëvendëskryeministri Bytyqi dhe drejtoresha Bauer shkëmbyen mendime për mundësitë për avancim të mëtejshëm të partneritetit dhe bashkëpunimit ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe UNFPA-së, veçanërisht në fushën e forcimit të qëndrueshmërisë demografike, çështjeve gjinore, të rinjve dhe pabarazive.

Zëvendëskryeministri Bytyqi theksoi se partneriteti strategjik, i bazuar në shkëmbimin e njohurive dhe shkëmbimin e ekspertizës, vjen në shprehje të vërtetë në mbështetje dhe kontributin thelbësor që UNFPA jep në përgatitjen e Strategjisë Kombëtare të Zhvillimit, veçanërisht në pjesën e përafrimi i saj me Strategjinë Demografike.

Bashkërisht u vlerësua se Strategjia Kombëtare e Zhvillimit është thelbësore për zhvillimin dhe perspektivat e shtetit, sepse vetëm përmes një qasjeje strategjike dhe afatgjatë mund të vendosen baza të forta për zhvillimin e shoqërisë.

Në takim u ndanë mendime dhe informacione për dinamikën demografike të popullsisë, nevojën për zhvillim dhe promovim të vazhdueshëm të kapitalit njerëzor, si të arrihet qëndrueshmëria në zhvillim, si dhe për aspektet më të rëndësishme që duhet të trajtohen në krijimin e politikave për popullsinë.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share