Bytyqi: Antarësimi në BE do të mbrojë standardin jetësor edhe në kushte të konflikteve

“FORCA SHKATËRRUESE E LUFTËS U DERDH LEHTËSISHT NË EKONOMINË E ÇDO SHTETI TË BOTËS”

Tema e agresionit rus në Ukrainë ka dominuar debatin edhe sivjet në Asamblenë e Përgjithshme të 78-të të OKB-së në Nju Jork. Zëvendëskryeministri për çështje ekonomike, Fatmir Bytyqi, i cili sivjet po merr pjesë në këtë mbledhje theksoi se forca shkatërruese e luftës në Ukrainë u derdh lehtësisht në ekonominë çdo shteti të botës, me ç’rast asnjë shtet nuk u kursye.

“Anëtarësimi në BE do të na japë kryesisht qasje në tregun e vetëm më të madh në botë prej 500 milionë konsumatorëve, duke ofruar një bazë të larmishme konsumatore për produktet dhe shërbimet tona. Një rrjet i zgjeruar i marrëveshjeve tregtare, reduktimi i barrierave tregtare do të ndihmojë në kompensimin e humbjeve nga goditjet e mundshme në të ardhmen. Harmonizimi rregullator, standardet dhe praktikat e qëndrueshme në të gjithë industritë, mund të jenë një tjetër burim i qëndrueshmërisë së ekonomisë sonë” – deklaroi Fatmir Bytyqi.

Zëvendëskryeministri Bytyqi tha se të lartpërmendurat janë vetëm një pjesë e përfitimeve ekonomike që mund të marrë Maqedonia e Veriut, të cilat do të forcojnë aftësinë e saj për të ecur nëpër peizazhin ekonomik global që po ndryshon me shpejtësi dhe për të mbrojtur standardet e jetesës së qytetarëve dhe në kushte të krizave dhe konflikteve, të cilat u diskutuan në Kombet e Bashkuara këto ditë. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share