Kreu i Komunës së Sarajit, Iljaz Veseli në një prononcim për Televizionin Klan Maqedoni ka njoftuar se në buxhetin e paraparë për vitin 2025 për herë të parë si komunë do të shpërndajnë bonus, për fëmijën e parë që do të lind në teritorin e komunës së Sarajit.
Veç asaj, Veseli njoftoi se në buxhet janë paraparë mjete tjera shtesë të cilët do të ndahen familjeve për çdo fëmijë të lindur gjatë vitit 2025. E gjithë kjo sipas Veselit është një metodë e Komunës për të stimuluar rritjen e natalitetit.
Thotë se për herë të parë në buxhet janë paraparë mjete edhe për familjet me status të rezikuar social të cilët kanë nevojë për shërbime spitalore dhe jo vetëm.
Ndryshe, kreu i Sarajit, Iljaz Veseli njoftoi edhe atë se Buxheti i përgjithshëm i Komunës së Sarajit ka pësuar rritje për vitin 2025 për afërsisht 20%.