Klubi amerikan lajmëroi se ka arritur marreveshjen me ikonën spanjolle
Ish-mesfushori spanjoll i Barcelonës, Sergio Busquets do të transferohet tek Inter Miami si futbollist i lirë. Klubi që luan në Major League Soçer lajmëroi se e ka arritur akordin me 34-vjeçarin.
Në ekipin amerikan shtohet një tjetër yll, pas Lionel Messi-t. Të dy futbollistët kanë bërë historinë te Barcelona, ku kanë fituar shumë trofe. Busquets vendosi të largohej nga blaugranat pas një qëndrimi 18 vjeçar.
Interi Miami e zyrtarizoi transferimin duke postuar një video në rrjetet sociale ku shfaq citate nga Pep Guardiola, Xavi Hernandez, Luka Modriç dhe Messi duke vlerësuar mesfushorin 34-vjeçar.
Ish-kapiteni i Barcelonës, që u tërhoq nga kombëtarja spanjolle vitin e kaluar, luajti mbi 700 ndeshje për blaugrnat, ku fitoi nëntë herë La Liga-n, shtatë Copa del Rey, tre Liga Kampionesh dhe tre botërorë për klube.
Klan News