Bushi: Udhëtimi privat në Turqi i planifikuar para se të bëhem Zv/Ministër

“UDHËTIMI NË STAMBOLL PËR QËLLIME MJEKËSORE”

Sipas medias shqiptare “Ora Njuz”, 20.000 euro për një natë, në hotel dhe apartament luksoz, ka paguar Zv/Ministri i Brendshëm, Nazim Bushi. Gjatë një hetimi për funksionarë shqiptarë, është gjetur edhe emri i Zv/Ministrit Bushi, për të cilin thuhet se ka qëndruar një natë në apartamentin presidencial “Park Bosfor Hotel” në Stamboll, raporton Klan M.

Zv/Ministri i Brendshëm, Nazim Bushi, për Klan Maqedoni ka theksuar se bëhet fjalë për udhëtim privat për shkaqe shëndetësore, që ishte planifikuar para se të bëhej Zv/Ministër. Në Turqi ka udhëtuar në Tetor 2020, kurse Zv/Ministër është bërë më 23 Shtator të vitit të njëjtë.

NAZIM BUSHI – ZV/MINISTËR I BRENDSHËM

“Bëhet fjalë për udhëtim privat para tre viteve, i planifikuar tre-katër muaj para se të bëhem Zv/Ministër. Ishim në Turqi për intervenim mjekësor për një anëtar të familjes në “Koç Hospital”. Në apartamentin e hotelit kemi qëndruar më shumë persona, ishim mysafirë të dy miqve familjar që janë kujdesur për akomodimin. Nuk e di se kush e ka paguar llogarinë dhe sa kushton nata, por shuma prej 20.000 euro është e tepruar” – tha Nazim Bushi, zv/minister i brendshëm.

Edhe përgjigja nga Ministria e Punëve të Brendshme është e prerë.

”Bëhet fjalë për udhëtim për qëllime private që nuk është paguar nga MPB-ja” – thuhet në përgjigjen.

Harxhimet në llogari shtetërore nuk janë temë aktuale vetëm në Shqipëri. Edhe në Maqedoninë e Veriut, këtyre ditëve dolën të dhëna se vitin e kaluar janë harxhuar më shumë se 270 mijë euro për harxhime zyrtare. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share