Bushi: Çdo sulm ndaj pjestarëve të policisë do të sanksionohet ashpër

Zv. Ministri për Punë të  Brendshme Nazim Bushi përmjet profilit të tij zyrtar u bën thirrje gjithë qytetarëve që të protestojnë në mënyrë të qetë dhe demokratike dhe mos të lejojnë që të manipulohen. Ai gjithashtu tha se çdo sulm ndaj pjestarëve të policisë do të sanksionohet ashpër, nga ku ju bëri thirrje subjekteve politike në vend që të ndërgjegjësohen dhe të marrin përgjegjësi mbi supet e tyre.
Unë por edhe e gjithë Ministria e punëve të Brendshme u bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve të cilët duan të shprehin pakënaqësinë përmes protestave, të shfrytëzojnë këtë drejtë në mënyrë demokratike por mos lejojnë të manipulohen si disa individë gjatë ditëve të kaluara dhe të sulmojnë pjesëtarët e policisë apo godinat e institucioneve shtetërore. Çdo sulm i tillë do të sanksionohet në mënyrën më të ashpër.
Shfrytëzoj rastin që tu bëj thirrje subjekteve politike në vend që të ndërgjegjësohen dhe të marrin përgjegjësi mbi supet e tyre. Protestat janë e drejtë demokratike dhe mund të organizohen në çdo kohë, por jo të organizohen për të demonstruar dhunë dhe shkatërrim të shtetit dhe rendit kushtetues.
Ne të gjithë bashkë duhet të kontribuojmë për paqe, siguri dhe stabilitet të përbashkët, ka shkruar Bushi./KlanMacedonia/
Lexo gjithashtu
Total
0
Share