Trajneri i futbollit, Burhan Emurllai në emisionin MundoKlan është shprehur se ndeshja mes Zvicrës dhe Serbisë ka dhuruar shumë emocione. Sipas tij, Xhaka me shokët treguan vlerat e tyre dhe se fitorja e Zvicrës për shqiptarët në përgjithësi ka kuptim dhe rëndësi të madhe.
“Futbolli kohët e fundit është i lidhur ngushtë me politikën… Historia u përsërit sonte në të mirë të shqiptarëve. Kemi një pjesë tonën në kombëtaren zvicerane. Kishte më shumë se futboll sonte në fushë”, deklaroi Emurllai./KlanMacedonia