Burgu i Idrizovës bastiset nga forcat speciale?!

DY TË BURGOSUR JANË TRAJTUAR NË SPITAL

Dy të burgosur nga “Idrizova” kanë kërkuar trajtim mjekësor pas bastisjeve me asistencë të forcave speciale të MPB-së, merr vesh agjencia e lajmeve “Makfaks”.

Jozyrtarisht sic percjell KlanM, janë ankuar për lëndime dhe me Ndihmën e Shpejtë janë dërguar në spital. Pas trajtimit mjekësor janë kthyer në burg.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Sipas burimeve të “Makfaksit”, dy të burgosurit që kishin kërkuar trajtim mjekësor, deri dje pasdite kanë qenë të akomoduar në pjesën gjysmë të hapur të burgut, por pas bastisjeve dhe sjelljes së tyre, janë transferuar në pjesën e mbyllur të burgut.

Epilogu I bastisjeve ende nuk është bërë publike. Sic thotë “Makfaksi” paraprakisht forcat speciale kishin bllokuar hyrje-daljet e repartit dhe ishin vendosur bllokues të sinjalit.

Një aksion I këtillë, sic percjell KlanM, vjen pas djegies së katër makinave të punonjësve të burgut, në gjashtë mujat e fundit. Në mesin e rasteve të fundit është edhe vetura e djegur e Zv/Drejtorit të Burgut të Idrizovës.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share