Familjarët e 10 viktimave tentojnë ta dhunojnë në sallën e gjyqit
Momente tensioni si ky shoqëruan një seancë gjyqësore në Bufalo të Shteteve të Bashkuara, ku një 19-vjeçar i akuzar për një sulm me armë vitin e kaluar në një supermarket u dënua me burgim të përjetshëm.
Një prej familjarëve të 10 viktimave të sulmit u përpoq të godiste të dënuarin Pejton Xhendron, por u ndalua nga truprojat dhe të pranishmit e tjerë që shpërthyen në fyerje dhe kritika ndaj tij.
19-vjeçari akuzohet për vrasje me motive raciste, pasi viktimat e sulmit të tij ishin të gjithë afro-amerikanë. Në Maj të vitit të kaluar, Xhendron i njohur si racist i bardhë, hyri i armatosur në një supermarket në Bufalo dhe nisi të qëllonte ndaj të pranishmëve derisa ndërdynë forcat speciale të policisë që e vunë në pranga.
Tv Klan