Me përfundimin e sezonit vjeshtor në Ligën e Parë. Struga Trim Lum arriti të shkruajë suksesin më të madh të historisë së saj në elitë, pasi e mbylli gjysmësezonin si kampion vjeshte . Një nga futbollistët kryesor te trajneri Srgjan Zaharievski është padyshim kapiteni, Bunjamin Shabani, i cili është “çelësi” i mesfushës dhe njëkohësisht lider dhe motivues i skuadrës strugane.
Paraqitjet e tij të shkëlqyera çuan skuadrën e Strugës drejt fitoreve që në fund të këtij gjysmësezoni u shpërblyen me vendin e parë në renditje.
Portali sportiv i vendit, “makfudbal” ka përzgjedhur mesfushorin kumanovar si futbollistin më të mirë të gjysmësezonit në Ligën e Parë.
Sipas “makfudbal” ekipi më i mire gjysmësezibn vjeshtor ëahtë: Naumovski, Bejtullai, Margbelashvilli, Llamallari, Shabani, Albvarez, Ristovski, Doriev, Maksimov, Ibraimi, Ngoba.