Bullgaria me Qeveri të re – Borisovi dhe Petkovi lënë anash mospajtimet

“QEVERIA E RE DO TA PËRFORCOJË KURSIN PRO-EVROPIAN”

Parlamenti i Bullgarisë, të martën, votoi qeverinë e re të koalicionit, të formuar nga dy partitë më të mëdha në vend, në një përpjekje për t`i dhënë fund krizës 30-mujore politike, njofton KlanM. Partia GERB e ish-Kryeministrit, Bojko Borisov dhe partia e dytë më e madhe, koalicioni “Vazhdojnë Ndryshimet dhe Bullgaria Demokratike” formuan qeverinë e parë në histori ku Kryeministri do të jetë me rotacion.

Me 132 vota “për” dhe 69 “kundër”, Kuvendi Popullor i Bullgarisë për Kryeministër zgjodhi 60-vjeçarin Nikolaj Denkov, Profesorin e kimisë dhe ish-Ministrin e Arsimit. Denkovi, sic percjell KlanM, është një nga themeluesit e lëvizjes liberale “Vazhdojnë ndryshimet”.

Parlamenti miratoi edhe përbërjen e qeverisë së re, ku Zv/Kryeministre dhe Ministre e re e Jashtme do të jetë Marija Gabriel. Pas 9 muajve ajo do të bëhet Kryeministre, kurse funksionin e saj do ta ushtrojë Denkovi.

Presidenti bullgar Rumen Radev, I cili 10 muajt e fundit qeveriste me vendin përmes qeverisë teknike, sic percjell KlanM, ashpër ka kritikuar formimin e qeverisë së re dhe ka braktisur parlamentin para votimit të qeverisë.

“Shpresoj se qeveria nuk do t`i tradhëtojë interesat kombëtare, ashtu sikurse liderët e koalicionit të ri tradhëtuan besimin e votuesve të tyre. Ky koalicion i bëri zgjedhjet të pakuptimta” – tha Rumen Radev, president i Bullgarisë.

Edhe pse dy partitë që udhëhiqen nga ish-Kryeministrat Bojko Borisov dhe Kiril Petkov, tashmë disa vite janë në konflikt të ashpër, arritën që t`i dakordojnë prioritetet kyçe për Qeverinë e re.

Në plan të pare, sic njofton KlanM, do të jenë ndryshimet kushtetuese ku duhet të reformohet gjyqësori, të zbatohen reformat antikorrupsion, hyrja në zonën Shengen dhe miratimi i euros.

Qeveria e re do të punojë për të përforcuar kursin pro-perëndimor të vendit, do të luftojë kundër ndikimit rus dhe do të vazhdojë me mbështetjen për Ukrainën.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share