Bullgari, rezerva për situatën e sigurisë gjatë shënimit të4 shkurtit

KEREMEDCHIEV: PROVOKIME DO TË KETË QË NË KUFI

Pavarsisht përpjkejve të autoriteteve të të dyja vendeve për qetësim të situatës, sërish do të ketë incidente në ngjarjen e shënimit të ditëlinjdes së revulucionarit Goce Dellçev. Ish zëvëndës ministri I punëve të jashtme të Bullgarisë, Milen Keremedxhiev tha se ka forca politike në të dyja vendet që do të mobliziohen për të bërë incidetne me të vetmin qëllim, për të rritur rejtingjet e tyre.

Politika në Bullgari vijon të ketë rezerva për sigurinë e shtetasve bullgar që do të vijnë në Maqedoninë e Veriut për të shënuar ditëlindjen e revulucionarit Goce Dellçev. Kështu ish zv ministri I punëve të Jashtme në Bullgari, Milen Keremedxhiev u shpreh se duke pasur parasysh situatën parazgjedhore në Bullgari por edhe diskursin e VMRO DPMNE-së, më 4 shkurt do të shënohen përpaslje edhe përkundër përpjekjeve të palëve për të qetësuar siutatën.

“Po, pres patjetër përplasje, sepse shoh disponimin me të cilin parti të caktuara politike dhe simpatizantët e tyre po lëvizin drejt Maqedonisë së Veriut. Nga ana tjetër, VMRO-DPMNE i përgatit simpatizantët e saj për përplasje, pengesa, bllokada etj. Bullgaria është në një situatë parazgjedhore. Dy nga forcat politike po bëjnë gjithçka që është e mundur për të rritur rejtingun e tyre – njëra për t’u kthyer në parlament, tjetra për të përmirësuar rezultatin e saj” – tha Milen Keremdxhiev ish zv.ministër i punëve të jashtme.

Provokim sipas tij pritet të ketë madje që në kufirin mes dy shteteve.

“Në kufi, për mendimin tim, sigurisht që do të ketë provokime dhe përplasje nga të dyja palët. Është e dëshiruar nga të dyja palët, veçanërisht nga simpatizantët e organizuar nga dy forca politike” – tha Milen Keremdxhiev ish zv.ministër i punëve të jashtme.

Keremedxhiev foli edhe për rrugëtimin eurointegrues të Maqedonisë së Veriut. Sipas tij Maqedonia e Veriut nuk do të bëhet anëtare e Bashkimit Evropian brenda 15 viteve të ardhshme. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share