“VAZHDOJMË ME NDRYSHIMET” NIS KONSULTIMET ME PARTITË TJERA
Presidenti I Bullgarisë, Rumen Radev, ka përfunduar konsultimet me partitë e Kuvendit Popullor, pasi javën e kaluar Qeverisë së Kryeministrit Petkov iu votua mosbesimi, raporton KlanMacedonia.
Presidenti bullgar Rumen Radev, mandatin e parë për formimin e qeverisë së re, në suaza të parlamentit actual, do t`ia dorëzojë partisë më të madhe “Vazhdojmë me ndryshimet”. Ai nuk ka saktësuar se kur do ta dorëzojë mandatin, por sonte udhëton drejt Madridit në Samitin e NATO-s, ku do të jetë deri më 30 Qershor.
Nga partia “Vazhdojmë ne ndryshime” kanë njoftuar se fillojnë negociatat me partnerët aktuale të koalicionit qeveritar. Nëse dakordohen do të propozojnë qeveri dhe plan aksional në formë të thirrjes publike për të gjithë deputetët e Kuvendit, me qëllim të formimit të shumicës prej 121 deputetëve.
Partia “Ka një popull të tillë”, që braktisi koalicionin qeverisës, thonë se nuk do të mbështesin Qeverinë me Kryeministrin Kiril Petkov.
Pas dorëheqjes së Kiril Petkovit, ka nisur procesura për formimin e qeverisë së re. Presidenti fillimisht duhet që mandatin t`ia jep Partisë më të madhe parlamentare. /KlanMacedonia/