NESHKOV: TAKOVA NJERIUN E AFËRT TË GRUEVSKIT, AI QË KOMANDON ME OPOZITËN NË MAQEDONI
Në Bullgari kanë nisur të shfaqen dyshime për motivet e VMRO-DPMNE-së për të mos mbështetur ndryshimet kushtetuese, ku parashihet futja e Bullgarëve në Preambulë.
Një dyshim të tillë, sic njofton KlanM, ka shfaqur edhe pronari i agjencisë së lajmeve BGNES, Ljubço Neshkov.
Neshkov, më 18 gusht, gjatë një interviste për televizionin publik bullgar BTV, sic njofton KlanM, tha se ka zhvilluar një takim, sic tha, me njeriun më të afërt të Nikola Gruevskit, I cili, sipas Neshkovit, ndoshta komandon opozitën në Maqedoninë e Veriut.
“Shumë rrallë bëj publike biseda me politikanë të lartë. Para dy ditëve, tek unë ishte, ndoshta njeriu që komandon opozitën në Maqedoni dhe njeriu më i afërt i Nikola Gruevskit. Gjatë debatit tonë, cfarë do të ndodh, nëse duhet të mbështeten ndryshimet kushtetuese, ai me ton të ashpër bënte thirrje për zgjedhje dhe shpërndarje të parlamentit duke mos dëgjuar argumentet tjera. Kur e pyeta, se cfarë do të ndodh pasi Maqedonia të ndahet nga Shqipëria, ai më tha “Dy vite do të veprojmë kështu, më pas do ta ndryshojmë qëndrimin” – tha Lubço Neshkov, BGNES.
Pronari i agjencisë së lajmeve bullgare BGNES, Lubço Neshkov, sic percjell KlanM, gjatë prononcimit për BTV nuk dha detaje tjera për bashkëbiseduesin dhe mbeti e paqartë nëse me pohimin “njeriu që ndoshta komandon opozitën dhe njeriun më të afërt të Nikola Gruevskit”, kishte për qëllim të thotë se presidenti formal i VMRO-DPMNE-së nuk është I rëndësishëm ose të mbulojë gjurmët e bashkëbiseduesit.
Nga VMRO-DPMNE nuk e kanë komentuar këtë deklaratë. /KlanMacedonia/