Bullgari: 18 migrantë të vdekur në një kamion të braktisur

14 gjenden të gjallë, tetë në gjendje të rëndë

Autoritetet bullgare njoftuan se kanë gjetur 18 migrantë të vdekur në një kamionë të braktisur.

Kjo makinë po “transportonte ilegalisht rreth 40 migrantë që ishin fshehur nën disa ngarkesa me dru”, tha Ministria e Brendshme bullgare.

“Tetëmbëdhjetë prej tyre kanë vdekur”.

Kjo është një prej incidenteve më vdekjeprurëse në Bullgari sa i përket trafikimit me migrantë.

Pasi banorët lokalë njoftuan policinë, ata gjetën kamionin në fshatin Lokrosko, 20 kilometra në verilindje të kryeqytetit bullgar, Sofje.

Ai shtoi se 14 persona u gjetën të gjallë brenda kamionit dhe tetë prej tyre janë në gjendje të rëndë shëndetësore dhe janë dërguar në spital.

Ndërkaq, dhjetë persona të tjerë u gjetën të fshehur në zonën përreth dhe janë dërguar në spital për kontrolle mjekësore.

Autoritetet kanë nisur kërkimet për të gjetur trafikantët që kanë vozitur këtë kamionë./klanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share