Bullgarët shkojnë në votime për të pestën herë në dy vjet

Sondazhet tregojnë se zgjedhjet kanë të ngjarë të lënë sërish Sofjen pa një shumicë funksionale parlamentare

Bullgarët i janë drejtuar kutive të votimit në zgjedhjet e tyre të pesta parlamentare në dy vjet, mes pakënaqësive në rritje ndaj elitave politike, të cilat shumë i shohin si të pavullnetshme për të trajtuar korrupsionin dhe reformat ekonomike.

Sondazhet e opinionit tregojnë se votimi ka të ngjarë të lërë Bullgarinë përsëri pa një shumicë funksionale parlamentare, duke vënë në pikëpyetje ambiciet e saj për t’u bashkuar me Eurozonën në një ardhme të afërt dhe për të përdorur efektivisht ndihmën e Bashkimit Evropian për rimëkëmbjen pas Covid-19.

Në garë është një koalicion i partisë së qendrës së djathtë GERB i ish-kryeministrit afatgjatë Boyko Borissov, 63 vjeç, dhe aleatit të saj të vogël të Bashkimit të Forcave Demokratike (SDS), si dhe koalicioni i sapokrijuar i pro-perëndimit Ne Vazhdojmë Ndryshimin (PP) dhe Bullgaria Demokratike (DB) Reformiste.

Kiril Petkov udhëheqësi i Partisë Ne Vazhdojmë Ndryshimin: Kam votuar nga makina, pra kaq thjeshtë. Nuk dua që dy vajzat e mia të shkojnë për të studiuar jashtë vendit dhe dua që vajza ime e tretë të mund të kthehet dhe të punojë në Bullgari. Dua që të mos ndihemi si njerëz të klasit të dytë kur udhëtojmë nëpër Evropë.

Ish-kryeministri, Boyko Borissov, udhëheqësi i qendrës së Dhjatës ‘Gerb: Mosformimi i një qeverie tani do të shkaktojë pasoja katastrofike. Duhet patjetër që të ketë një shumicë funksionale parlamentare dhe të ndërmerren masa për ekonominë pasi nëse nuk ka shumicë, nuk do të votohet asnjë projekt-buxheti dhe kjo do të rezultojë drejtpërdrejt në një falimentim të shtetit

Ndërlikimi i ndërtimit të koalicionit janë akuzat nga shumë prej rivalëve të tij politikë se Borisov nuk kishte bërë mjaftueshëm për të ndaluar korrupsionin në vend gjatë qeverisjes së tij të gjatë dekade që përfundoi në vitin 2021, diçka që Borisov e mohon.

“Njerëzit nuk e dinë se çfarë duan, po udhëhiqen nga premtime të rreme. Në fund të fundit, nuk funksionon, nuk ka synime të mëdha dhe as ambicie. Gjithçka është e lidhur me linja të ndryshme partiake”, shprehet një nga votuesit.

Në rrezik mund të jetë edhe qëndrimi i Bullgarisë ndaj luftës së Rusisë në Ukrainë. Dikur aleate e presidentit Vladimir Putin, Sofja ka mbështetur Kievin që kur Moska nisi atë që e quan operacionin e saj special ushtarak në Ukrainë por dy koalicionet në garë duan që Bullgaria të mbajë qëndrimin e saj pro-ukrainas.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share