Bukëpjekës dhe byrekxhinj ”as për ilaç” ?! (VIDEO)

ODA EKONOMIKE: 57-VJEÇ MOSHA MESATARE E BUKËPJEKËSVE

Mosha mesatare e punonjësve në industrinë e bukëpjekësve është 57 vjeç. Kur do të pensionohen nuk do të ketë kush t`i zëvendësojë. Kompanitë e kësaj fushe përballen me probleme për shkak të mungesës së kuadrit të kualifikuar. Të rinjtë nuk kanë interesim për profesionin e bukëpjekësit, e as që janë të interesuar të bëhen pronarë të furrave të bukës. Kështu, sic njofton KlanM, thuhet në analizën e Odës Ekonomike duke e cilësuar situatën si alarmante aq më tepër kur e gjithë kjo komplikohet për shkak se disa procese në këtë fushë nuk mund të automatizohen për t`u kompensuar kuadri.

“Problemi është serioz dhe duhet të zgjidhet në mënyrë institucionale. Një nga opsionet është parashikimi i subvencionimit të punëdhënësve ose punëtorëve në industrinë e bukëpjekësve, për shkak se në të ardhmen mund të bllokohet puna dhe të rriten çmimet e prodhimeve të bukës” – deklaroi Natasha Janevska, përfaqësuese e odës ekonomike.

Oda Ekonomike, sic pwrcjell KlanM, paralajmëron mbështetje për anëtarët e saj përmes kualifikimit dhe rikualifikimit për aftësitë që kërkohen. Për trajnim tashmë ka 4 të paraqitur. Të gjithë janë gra të moshës rreth 50-vjeçe.

Problemi i mungesës së bukëpjekësve është serioz.

“Në mënyrë drastike rritet paga e bukëpjekësve. Tashmë nuk ka një dallim të madh nëse byrekxhiu do të punojë këtu apo në Gjermani. Cmimet janë gati të njëjta. Thjesht nuk ka kush të punojë këtu”  – tha Igor Stojanovski, pastel.

Sipas analizës së fundit të Odës Ekonomike, sic njofton KlanM, 82% e kompanive kanë bërë përpjekje që të sigurojnë kuadër me aftësi të nevojshme, por nuk kanë arritur në tërësi. 45% e kompanive shkakun e shohin tek numri i kufizuar i kandidatëve me kualifikime adekuate dhe përvojë pune, derisa 42% vlerësojnë se kandidatët kanë vetëm disa njohuri adekuate teorike. /KlanMacedonia/

Përgatiti: Avni Tahiri

Lexo gjithashtu
Total
0
Share