Bujare Abazi jep dorëheqje nga posti i nënkryetares së Qytetit të Shkupit

Nënkryetarja e Qytetit të Shkupit Bujare Abazi jep dorëheqje nga posti i saj. Ajo në një deklaratë për media tha se nuk do të lejojnë që tiu shkelet dinjiteti.

“Kryetarja e qytetit te Shkupit ju dha pushtet strukturave që për vite me rradhë kanë dëmtuar qytetarët në përgjithësi dhe shkupjanët në vençanti. Me vendosjen e dy drejtorëve nga antarët e partisë tjetrër ajo faktikisht ka dërguar një porosi ka shkelur marrëveshjen që e kishim para fushate”, tha Abazi.

ASH do të mbetet pa asnjë drejtori dhe asnjë pozitë në Qytetin e Shkupit./KlanMacedonia/

 

Lexo gjithashtu
Total
0
Share