Ministri i Jashtëm Bujar Osmani në Klan Debat theksoi se nga fillimi i luftës në Ukrainë Maqedonia e Veriut ka dëbuar 11 diplomatë të Rusisë. Ai shprehet se ka kontrolle më të rrepta sigurie edhe ndaj punonjësve të MPJ.
“Ne kemi dëbuar mbi 11 diplomatë rusë dhe e gjitha kjo lidhur me sjelljet e tyre, thyerjen e konventave të Vjenës. Në disa faza janë bërë këto dëbime ose shpallje persona ‘non grata’. Për personin në fjalë që jemi duke folur, ka qenë një hyrje e palejueshme në Ministri të Jashtme e cila është detektuar në kohë dhe në baze të asaj është bërë përjashtimi. Sa i takon besimit në MPJ ose në sistemin shtetëror, nuk bazohet sjellja jonë ose veprimi jonë në bazë të besimit, por në bazë të verifikimit. Të gjithë të punësuarit në MPJ duhet filimisht të marin çertifikatat bazë, të kalojnë nëpër filtrat e shërbimeve për t’u bërë pjesë, por edhe pastaj të bëjnë verifikimet periodike”, deklaroi Bujar Osmani në Klan Debat me Xhumadije Ibrahimin./KLanMacedonia