Buffon drejt lamtumirës

Ikona e portës italiane ka refuzuar ofertat nga Arabia Saudite, po mendon tërheqjen pas 28 sezonesh

Gianluigi Buffon është gjithnjë e më afër tërheqjes nga futbolli.

Ish-numri një i Juventusit dhe Kombëtares italiane, i cili ka kontratë me Parmën deri në vitin 2024, ka refuzuar ofertat nga Arabia Saudite dhe duket se po mendon të varë këpucët mbi gozhdë, raporton Sportmediaset.

Nëse vërtet do të vendoste të dilte në pension, Bufon do t’i thoshte lamtumirë botës së futbollit në moshën 45 vjeçare, pas 28 sezonesh si protagonist, 8 prej të cilëve me Parmën, 19 me Juventusin dhe 1 me PSG-në.

Bufon do të linte pas krahëve shumë suksese të arritura me Juventusin, si edhe fitimin e Kupës së Botës me Italinë në 2006.

Por ai ka vendosur edhe rekorde të shumta individuale.

Gardiani italian është futbollisti me më shumë ndeshje në historinë e Serie A, ai që e ka fituar me shumë herë kampionatin, me 10 Skudeto, dhe portieri që ka arritur ta ruajë portën e paprekur për më shumë kohë, 974 minuta.

Por ai ka vendosur rekord edhe për ndeshje të luajtura me përfaqësuesen itlaiane, 176 në total dhe 80 si kapiten.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share