“Budapesti 2023”: Përfundoi Kampionati Botëror i Atletikës

Morën pjesë 2100 atletë nga 195 vende

Pas plotë nëntë ditë garimi, rekorde dhe emocione të shumta nga  super yjet e mbretreshës së  sporteve, mbrëmë zyrtarisht  u mbyll Kampionati Botëror i Atletikës “Budapesti 2023” .

Në kët kampionat botërorë të atletikës morrën pjesë gjithësejt 2100 atletë nga 195 vende (plus ekipi i refugjatëve atletë) kanë konkurruar në kryeqytetin hungarez, Budapest, Kampionati  gjatë 9  ditëve është ndjekur nga më shumë se 400,000 spektatorë me biletë nga 120 vende dhe kanë prodhuar një rekord botëror, një rekord botëror U20, shtatë rekorde kampionati, 11 rekorde zonash dhe 73 rekorde kombëtare.

1 rekord botëror (ShBA në stafetën e përzier 4x400m – 3:08.80)

1 rekord botëror U20 (Roshawn CLARKE, JAM, në 400 m me pengesa – 47.34)

7 rekorde kampionati (Ryan CROUSER, SHBA, në gjuajtje – 23.51; Daniel STAHL, SWE, në disku – 71.46; Shtetet e Bashkuara në stafetën e përzier 4x400m – 3:08.80; Sha’Carri RICHARDSON, SHBA, në 100m 10.65; Shericka JACKSON, JAM, në 200m – 21.41; María PEREZ, ESP, në garën e ecjes 35 km – 2:38:40; Shtetet e Bashkuara në stafetën 4x100m – 41.03)

11 rekorde të zonave

Afrikë: Bregu i Fildishtë, CIV, në stafetën 4×100 m – 41.90

Azi: Ernest John OBIENA, PHI, në kërcim me shtizë – 6.00; India në stafetën 4x400m – 2:59.05; Kemi ADEKOYA, BRN, në 400 metra me pengesa – 53.56, 53.39 & 53.09

Evropë: Matthew HUDSON-SMITH, GBR, në 400m – 44.26

NACAC: Shtetet e Bashkuara në stafetën e përzier 4x400m – 3:08.80

Oqeani: Jemima MONTAG, AUS, në ecjen e garës 20 km – 1:27:16

Amerika e Jugut: Brian Daniel PINTADO, ECU, në ecjen e garës 35 km – 2:24:34; Flor Denis RUIZ HURTADO, COL, në shtizë – 65.47

73 rekorde kombëtare

22 shfaqje kryesore botërore

Vendet që kanë fituar medalje

23 vende kanë fituar medalje të arta

26 vende kanë fituar medalje argjendi

24 shtete kanë fituar medalje bronzi

46 shtete kanë fituar  fituan medalje

71 vende përfunduan në top 8

Vendet që fituan medalje të arta:

Afrika – 9 medalje të arta nga 5 vende

Azia – 3 medalje të arta nga 3 vende

Evropë – 16 medalje të arta nga 9 vende

NACAC – 20 medalje të arta nga 4 vende

Oqeani – 1 ari nga 1 vend

Amerika e Jugut – 1 ar nga 1 shtet

Duhet theksura se para fillimit të Kampionatit Botërorë të Atletikës në Budapest u mbajto Kongresi i FEderatës Botërore të Atletikës ku Lordi Sebastian Cou për të tretën u zgjodhë  Kryetar IAAF, kësaj radhe nuk kishte kundër kandidat. Sebastian Cou përherë të parë në krye të IAAF u zgjodh më 19 gusht 2015, në Pekin me 115 vota , në konkurrencë Sergey Bubka, i cili morri  92 vota. /KlanMacedonia/
Lexo gjithashtu
Total
0
Share